KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ballkani Perëndimor të përfshihet në Aleancën Euroatlantike
Rama: Ballkanit Perëndimor të përfshihet në Aleancën Euroatlantike

Rama: Ballkani Perëndimor të përfshihet në Aleancën Euroatlantike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se përfshirja e plotë e Ballkanit Perëndimor në Aleancën Euroatlantike përbën një investim strategjik kapital. Zoti Rama e bëri këtë deklaratë para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila prej tre ditësh po zhvillon punimet në Tiranë. Sipas zotit Rama integrimi në Aleancë i vendeve të rajonit përbën edhe një faktor reflektimi e inkurajimi edhe për vende që janë skeptike për rolin e NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë u ndal veçanërisht tek e ardhmja e Kosovës. “Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri për të gjithë familjen euroatlantike” tha ai. Zoti Rama përshëndeti anëtarësimin e Malit të Z në Aleancë ndërsa tha se në këtë rrugë duhet të eci dhe Maqedonia.
Në fjalën e tij kryeministri Rama foli edhe për rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.“Jemi të vetëdijshëm për mundësinë, por mbetemi të angazhuar për të dhënë kontribute të spikatura në luftën kundër terrorizmit, jo vetëm duke u rreshtuar krah për krah, por duke qenë pjesë aktive e një fronti që shkon përtej në këtë betejë globale”tha ai, duke shtuar se mbetet ëndërr dhe sfidë për Shqipërinë vendosja në territorin e saj të një baze të NATO-s.
Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur edhe pyetjeve të delegatëve të Francës dhe atyre të Britanisë së Madhe ku apeloi që të mos votohej pro daljes nga Bashkimi Europian.