KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Basha, mos lobo kundër integrimit
Rama: Basha,mos lobo kundër integrimit

Rama: Basha, mos lobo kundër integrimit

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas deklaratës së deputetit të Bundestagut gjerman Krichbaum, i dërgoi një mesazh në rrjetet sociale, kundërshtarit politik, Lulzim Basha. Rama shkruan: “Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!”

Një ditë më parë, në një dalje të posaçme për mediat, deputeti gjerman, kreu i komisionit për çështjet europiane, përmendi 7 kritere për antarësimin e Shqipërisë në BE, kur më herët ministri i jashtëm gjerman i njohu homologut të tij arritjen në proçeset integruese.