KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Bashkëbisedim në facebook
ndalohet personi qe kercenone kryeministrin

Rama: Bashkëbisedim në facebook

Kryeministri Edi Rama, me siguri tha se Vettingu dhe 6 ligjet e reformës në drejtësi do të votohen në seancën e sotme. Rama u deklarua i sigurt për 84 votat që nevojiten për miratimin e ligjeve, por nuk përjashtoi mundësinë që këto ndryshime kushtetuese të marrin më shumë mbështetje. Duke iu përgjigjur bashkëbiseduesve në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se reforma në drejtësi do të kërkoje kohë për tu zbatuar.

Miratimi i reformës nxori në dritë edhe fërkime apo ndryshime qëndrimesh brenda mazhorancës, për të cilat Rama është pyetur në facebook. Duke iu përgjigjur interesimit, kryeministri nuk ka mohuar problematikat në koalicionin me LSI, por i ka lokalizuar ato në terren.

Në prag të zgjedhjeve lokale në Dibër, të cilat çelin vitin elektoral, Rama njoftoi zhvillimin e një tryeze me LSI-në, për të bërë bilancin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe synimet për një tjetër projekt 4 vjeçar.

Kryeministri ka mohuar çdo pretendim për një ndarje veri-jug në investime, të cilën e konsideroi një histori të stisur dhe hileqare. Rama listoi investimet e kryera nga Projekti i “Fondit të Zhvillimit të Rajoneve”, në Kukës, Malësi e Madhe, Bulqizë, ndërsa do të nise puna në Tropojë, Has dhe Vaun e Dejës. Duke folur për infrastrukturën, kryeministri u shpreh se mundësia e vetme është partneriteti publik-privat dhe nënvizoi ndryshimin që kjo, sipas tij, ka me konçesionet e dhëna nga qeveria e mëparshme.