KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Bashkohuni me PS për të cuar përpara reformat!
Rama: Bashkohuni me PS për të cuar para reformat!

Rama: Bashkohuni me PS për të cuar përpara reformat!

Kryeministri njëherësh kryetari i PS Edi Rama, ka bërë thirrje për t’ju bashkuar anëtarësisë së PS, për t’ju dhënë një shtysë të mëtjeshme reformave të saj. Zoti Rama ishte të hënën në Berat, një ndalesë tjetër e turit të tij “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”. “Nuk jemi këtu për të bërë një paradë arritjesh, edhe pse ato janë të qarta. Reformat tona do të sjellin më shumë rezultate, por ato kanë nevojë për një shtysë më të fortë. Për këtë PS synon të mbledhë në radhët e saj individë nga fusha të ndryshme shoqërore për ta realizuar këtë” tha kryeministri njëherësh udhëheqësi socialist. Zoti Rama bëri të ditur se PS synon të rrisi anëtarësinë e saj duke vazhduar të jetë forca më e madhe politike në vend. “Ne synojmë që të arrijmë në 150 mijë anëtarë dhe në këtë aspekt ne duhet të shohim me kurajë nga më të rinjtë. Por është e dosmodoshme të mos vendosim asnjë kufi moshe në këtë këndvështrim” tha zoti Rama.