KRYEFAQJA » LAJME » Rama: BE të hapi negociatat me Shqipërinë
Rama: BE të hapi negociatat me Shqipërinë

Rama: BE të hapi negociatat me Shqipërinë

Në Vjenë, që prej të mërkurës ka nisur samiti dyditor BE – Ballkani Perëndimor. Takimi  me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor është pjesë e Procesit të Berlinit, që nisi një vit më parë, me qëllim forcimin e dialogut dhe të ndërveprimit, bazuar mbi projekte konkrete, mes vendeve të rajonit dhe vetë rajonit me Bashkimin Europian.
Në ditën e parë udhëheqësit e vendeve Ballkanike janë vënë përballë njëri tjetrit në një forum ku tema kryesore ishin shqetësimet e qytetarëve të secilit prej shteteve ballkanike. Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këto kohë nuk është e nevojshme që liderët e Ballkanit të tregojnë se cfarë kanë bërë, por është e rëndësishme ajo që ata do të bëjnë bashkë në të ardhmen. Edhe një herë, kryeministri Rama u ka kërkuar zyrtarëve të lartë europianë në forum që BE të hapi bisedimet me Shqipërinë. Duke u ndalur te bashkëpunimi me Serbinë, zoti Rama “tha se takimet me Vuçiç janë kthyer në rutinë dhe ajo që pritet është së çfarë do arrihet nga takimet tona”. Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç falenderoi kryeministrin Rama duke thene se mes Shqipërisë dhe Serbisë tashmë nuk ka më tensione. Një zëri, kryeministrat Rama dhe Vuçiç thanë se nuk duan para nga BE, por duan që vendet e Ballkanit të ecin përpara.