KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Berisha dhe PD nuk e duan Reformën në Drejtësi
Rama: Berisha dhe PD nuk e duan Reformën në Drejtësi

Rama: Berisha dhe PD nuk e duan Reformën në Drejtësi

24 orë pasi ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e parlamentit, i bëri thirrje popullsisë për t’u armatosur, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë shtypi në selinë e qeverisë duke e quajtur atë thirrje “aluçinante”. Sipas zotit Rama qëllimi i vërtetë i Berishës është “Asgjësimi i reformës në drejtësi”. “Saliu nuk e do reformën pikë. As PD nuk e do. As Saliu as PD nuk kanë kurajën të thonë se nuk duan, por duan ta hedhin në erë duke rritur tensionin dhe të justifikojnë asgjësimin e reformës” tha zoti Rama.
Sipas kryeministrit Rama i cili pak ditë më parë ishte i ftuar në Shtëpinë e Bardhë ku u takua me presidentin Obama, Berisha i druhet mesazheve amerikane. “Ndërsa duhej të ishte intensifikuar puna për reformën pas mesazhit të qartë nga Shtëpia e Bardhë, vjen mesazhi për të marrë armët me demek për t’u mbrojtur nga krimi që ka marrë dhenë, por në fakt për të mbrojtur Saliun nga reforma në drejtësi. Sepse Saliu e di më mirë se të gjithë mesazhet e Shtëpisë së Bardhë që nuk janë rregulloret e Kuvendit që ai i shkel” tha zoti Rama. “Saliu sot nuk ka asgjë në dorë dhe askush nuk duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht mundësinë që të shfaqen prapë armët” tha kryeministri Rama. Sipas tij tani duhet të shqetësohemi për “Rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat mes sistemit të politikës dhe sistemit gjyqësor. Ju siguroj se reforma do të kalojë ajo cfarë mbetet për të parë është me çfarë çmimi” garantoi kryeministri Edi Rama.