KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë; Basha: Rama ka dështuar!
Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë; Basha: Rama ka dështuar!

Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë; Basha: Rama ka dështuar!

Dy muaj pas fillimit të një operacioni kombëtar kundër informalitetit, kryeministri socialist Edi Rama ka dhënë një lajm befasues. Në aktivitetin “Beteja kundër informalitetit” mbajtur të shtunën në Tiranë me administratën tatimore dhe bizneset, zoti Rama tha se “…të gjithë ata që janë bzines i vogël me qarkullim deri në 20 milionë lekë të vjetra dhe që janë të vetëpunësuar dhe ofrojnë shërbim apo produkte ku ajo që ofrojnë është krijuar nga puna e tyre, nuk do të paguajnë më asgjë, vetëm do të regjistrohen si persona civilë. Kjo do të thotë sipas zoti Rama se ata nuk do të paguajnë tatime 25 mijë lekë në vit. Kryeministri tha gjithahstu se shitësit ambulantë nuk do të kenë më detyrimin e regjistrimit të QKR. Ato vetëm do të paguajnë një tarifë mujore të vendosur nga pushteti vendor.
Kryeministri Edi Rama e krahasoi informalitetin me një kancer që prek organizmin. Ai kritikoi ata që sipas tij “flasin në emër të aspiratave duke mbrojtur të varfërit duke thënë se po të jesh i varfër ke incentivë shkeljen e ligjit”.“Shqiptarët që punojnë ndershëm dhe që janë shumica e duan këtë reformë”, tha Rama duke shtuar se edhe biznesi i ka kërkuar hapur qeverisë për të formalizuar ekonominë.
Pas deklaratave të kreut socialist ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha. Zoti Basha i cili në një tur ndërmarrë ditët e fundit ka premtuar një politikë me ulje taksash, nuk i ka komentuar deklaratat e kreut të maxhorancës. Ai tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të mbulojë dështimin e qeverisë dhe korrupsionin e tij. Zoti Basha tha se në buxhet mungojnë për 9 muaj, 231 milionë dollarë dhe vetëm për shtatorin 35 milionë dollarë.