KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Brukseli përgëzon Shqipërinë
Rama: Brukseli përgëzon Shqipërinë

Rama: Brukseli përgëzon Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama duket opotimist pë të ardhmen e integrimit të Shqipërisë. Në faqen e tij në Fejsbuk zoti Rama ka njoftuar lidhur të hënën lidhur me një mëngjes pune në Bruksel me vendet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së. Sipas zoti Rama në takim “…u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian!”. Sipas tij ”
U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik!”. NJë falenderim të veçantë zoti Rama pëcolli në mesazhin e tij për Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe për Komisionerin Johannes Hahn, të cilët i konsideroi “dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces!”