KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Bujqësia do të jetë histori suksesi
Rama: Bujqësia do të jetë histori suksesi

Rama: Bujqësia do të jetë histori suksesi

Qeveria shqiptare ka hartuar projekte ambicioze për të mundësuar zhvillimin intensiv të bujqësisë për të zbutur karakterin sezonal të produkeve të saj. Programi më i ri në mbështetje të bujqëve shqiptarë është ai i serave i cili po ofrohet nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama. Në turin e tij, kreu i qeverisë ishte të mërkurën në disa bizene bjqësore në Fushë Krujë. “Ne e kemi dyfishuar sipërfaqen e serave këto 2 vjet. Po ecëm me këtë ritëm do të kemi një mbulim të atillë në territor që do të mund të kemi një rritje të mëtejshme të eksportit dhe do të ezaurojmë kërkesën e tregut vendas për një sërë produktesh duke vazhduar ta ulim deficitin tregtar” tha zoti Rama. “Unë do ju nxisja që të përfitoni nga programi i ri i mbështetjes së bujqësisë, qoftë për serat, ku ne për çdo 10 hektarë sera japim 100 mijë dollarë në 5 vjet” tha zoti Rama. Ndërkohë ai ofroi për biznesmenët e bujqësisë edhe një tjetër mundësi. “Për çdo fermë 100 ha japim 1 milion dollarë në 5 vjet, direkt mbështetje. Ndërkohë me fondin e garancisë që kemi ndërtuar tani në bashkëpunim me BERZH janë 300 milione euro në dispozicion në tre vitet e ardhshme për gjithë ata që duan të investojnë, duke marrë kredi me interes të ulët” propozoi zoti Rama. “Të gjithë këtë punë do ta bëjmë ne si shtet, duke ndërmjetësuar mes fermerëve, sipërmarrjeve, bankave dhe duke i dhënë një shtytje të madhe kësaj historie që është një histori suksesi që ka filluar të japi rezultate e para, por prapa ka akoma shumë potencial” shtoi kryeministri shqiptar Edi Rama.