KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Çështjet me Greqinë do të zgjidhen mbi parimin e themelor të reciprocitetit
Rama: Çështjet me Greqinë do të zgjidhen mbi parimin e themelor të reciprocitetit

Rama: Çështjet me Greqinë do të zgjidhen mbi parimin e themelor të reciprocitetit

Kyeministri socialist Edi Rama ka ngritur tonet lidhur me zhvillimet e fundit me Greqinë, veçanërisht pasi të premten një gjykatë greke dënoi dy shoferë shqiptarë të cilët u ndaluan duke transportuar libra shqip për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Duke folur në një takim me përfaqësues në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, zoti Rama vlerësoi si shumë të rëndësishme marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa  ka shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta. “Është e vërtetë se këto marrëdhënie duhet të ngrihen në një nivel tjetër, por kemi disa skenare që na shfaqen përpara si pengesa të së shkuarës” tha zoti Rama. “Ne jemi angazhuar që ditën e parë për të adresuar çështjet e mbetura, kemi ngritur një grup të posaçëm dhe kemi ofruar gatishmëri të ulemi në tryezë e të diskutojmë hapur”, ka deklaruar Rama. “Për një kohë të gjatë, fqinjët tanë u mësuan pak keq do të thosha, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, kur në fakt fjala ka qenë dhe mbetet që nuk mund të anashkalohen dhe as nuk mund të bëjmë dot sikur nuk ekzistojnë. Çdo shqiptar i interesuar për këtë marrëdhënie di se cilat janë çështjet” tha kreu i qeverisë. Ai ka paralajmëruar se “Nuk kemi ndërmend të heshtim e t’i nënshtrohemi fakteve të kryera në këto marrëdhënie”. “Ne mendojmë se për secilën prej tyre ka një zgjidhje, në një frymë bashkëpunimi në frymën e familjes sonë evropiane. …Ne i kemi shtruar të gjitha në tavolinë. I kemi bërë të qartë për fqinjët tanë që këto janë çështje që ne nuk kemi ndërmend t’i kapërcejmë duke i lënë pas të pazgjidhura. Ne kemi vullnet të plotë për t’u dhënë atyre zgjidhjen më të mirë duke u bazuar tek parimi themelor i reciprocitetit” tha zoti Rama.