KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Deklaratat e mia për Trampin një pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme

Rama: Deklaratat e mia për Trampin një pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i SHBA, se miqësia dhe aleanca mes Shqipërisë dhe Amerikës as që mund të vihen në diskutim. Zoti Rama ishte një nga politikanët që komentoi gjatë fushatës presidenciale në SHBA kandidaturën e republikanit Donald Trump. Por të mërkurën, ai rezervoi një koment publik për këtë ngjarje. Duke spjeguar fillimisht aresyet e deklaratave të tij për zotin Tramp, zoti Rama tha se “Unë jam shprehur kundër Donald Trump si kandidat sepse më kanë prekur si shqiptar deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetëm. Jam një pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme. Respektimi im si kryeministër dhe qytetar i këtij vendi për popullin, qeverinë dhe presidentin si mishërim i votës së lirë dhe miqësia dhe aleanca as që mund të vihen në diskutim” nëvizoi ai. “Vërtet ndjej keqarjdhje për banalitetin e disa agallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendje lehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankohen presidentit të Amerikës për mua, por nuk funksionon” komentoi kryeministri Edi Rama.