KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama dhe Basha polemizojnë për taksat
Rama dhe Basha polemizojnë për taksat

Rama dhe Basha polemizojnë për taksat

Situata ekonomike në Shqipëri, vecanërisht problemi i taksave, ka provokuar polemika në rrjetet sociale mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha.
Zoti Rama e vlerëson vendimin për taksimin zero për bizneset e vogla, si nxitje për vetëpunësimin. Në një postim në rrjetet sociale, zoti Rama sjell shembullin e një biznesi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsirash, i cili sipas tij në vitin 2013, paguante 48 mijë lekë, në vitin 2015 paguante 25 mijë lekë, ndërsa në vitin 2016, ky biznes do të paguajë 0 lekë.
Por nga ana e tij kreu i PD, Lulzim Basha,i referohet raportit të Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës. Shqipëria renditet në vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë. “Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama” shkruan zoti Basha. “Raporti vlereson se norma totale e taksave është rritur me 5.2 për qind gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50 për qind dhe njëkohesisht u dyfishua taksa mbi pronën” shkruan kreu i opzitës. “Taksa të larta, cmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurise: kjo është kriza Rama” shkruan ai në rrjetet sociale.