KRYEFAQJA » LAJME » Rama dhe Meta diskutojnë bashkëpunimin qeveritar
Rama takohet me Metën

Rama dhe Meta diskutojnë bashkëpunimin qeveritar

Krerët e koalicionit qeveritar PS-LSi, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kanë zhvilluar ditët e fundit takime intensive, në fokus të të cilëve është bashkëpunimi qeveritar. Takimi më i fundit është zhvilluar paraditen e së premtes. Pak ditë më parë kryeministri Rama pranoi dorëheqjen e ministrit të drejtësisë Nasip Naço, nga rradhët e LSI dhe zgjodhi Ylli Manjanin si zëvendës të tij, po nga kjo parti.
Nuk ka hollësi rreth bisedimeve, por Spartak Braho, një zyrtar i lartë i LSi tha se zoti Rama do të ketë rivlerësim të aktivitetit të qeverisë. “Natyrisht punët nuk shkojnë vaj ndër sektorët” u tha zoti Braho mediave. Ajo që ra në sy në deklarimet e zotit Braho në këtë moment është se palët veç dakrdësive, por ndeshen edhe me koncepte diversive, të ndryshme. “Ne kemi qenë kundër idesë për mjekësinë falas, siç u tha dhe me penalizime të panevojshme që LSI hapur ka deklaruar se do të mbajë qëndrimin e saj se nuk pajtohet me penalizime që çojnë në burgosjen apo dënime të tjera penale që lidhen me biznesin. Biznesi duhet parë si partner dhe jo si kundërshtar” tha zoti Braho.