KRYEFAQJA » LAJME » Rama dhe Nikolla, surprizë punonjësit të Arsimit para daljes në pension
Rama dhe Nikolla, suprizë punonjësit të Arsimit para daljes ne pension

Rama dhe Nikolla, surprizë punonjësit të Arsimit para daljes në pension

Pas 33 vitesh, në të njëjtën zyrë të katit të parë të Ministrisë së Arsimit, ku filloi punën si Redaktor i Gazetës Mësuesi, dita e fundit në detyrë e Ilir Kaninit u shoqërua me një surprizë të veçantë për të. Dalja në pension e Ilirit ishte qëllimi i vizitës së palajmëruar të Kryeministrit , ku sëbashku me ministren e Arsimit dhe kolegë trokitën në derën e zyrës së këtij nënpunësi të përkushtuar.

Në një ambient gëzimi, por edhe emocionesh, u rrëfyen kujtime e mbresa nga puna e përbashkët, por edhe batuta e dhurata. Një kravatë ishte dhurata e Kryeministrit, e shoqëruar edhe me një batutë: “Unë jam i gjatë, po kravatat janë normale.”