KRYEFAQJA » LAJME » Rama dhe Veliaj inspektuan punimet e ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës

Rama dhe Veliaj inspektuan punimet e ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës

Ndërsa inspektuan punimet për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, sëbashku me kreun e bashkisë, Erjon Veliaj, kryeministri Edi Rama,vlerësoi skuadrën e bashkisë së Tiranës, në lartësinë e ambicjes që qeverisë për zhvillimin e vendit. Kreu i qeverisë u shpreh se ritmi i punimeve ka shkuar në 30 % të volumit, nga 2 % që ishte kur Veliaj mori detyrën.

Rama tha: “Unë besoj se brenda një kohe të arsyeshme, me ritmin e jashtëzakonshëm që bashkia po rimerr, ky bulevard do të jetë një tjetër vlerë e shtuar dhe mbi të gjitha, një standard i ri në hapësirën tonë urbane. E pse jo, do të jetë vendi ku do të bëhet “Fan Zone” e finaleve të ardhshme të europianit, që sido që të shkojë, nuk do të kenë shijen e jashtëzakonshme të këtyre të parave historike dhe të asaj të mbrëmshmes, që ishte fitorja e parë në historinë e Shqipërisë në një finale të kampionatit europian”.

Ndërsa kreu i bashkisë Veliaj tha:Praktikisht, ishte hapur vetëm një pjesë e kantierit, ndërsa sot kemi avancuar në 1/3 e projektit.306 makinat që sot bllokojnë Bulevardin “Zogu I” dhe zonën e stacionit të trenit do të shkojnë nëntokë. Parkingu do të menaxhohet nga Bashkia e Tiranës dhe i hap rrugën edhe ndërtimit të disa parkingjeve të tjera nëntokësore”.

Kryetari i bashkisë Veliaj,tha se këto janë projektet më të mëdha infrastrukturore që po realizon në Tiranë,si pjesë e premtimit të dhënë.

Kemi hapur 1 km të Bulevardit, kemi edhe 600 metra para se ky projekt të takohet me një projekt tjetër, atë të rehabilitimit të Lumit të Tiranës, ku edhe aty kemi ecur në 75% të projektit. Këto dy projekte do ta bëjnë këtë zonë edhe më tërheqëse. Bulevardi ka një gjerësi sa Champs-Elysées, 75 metra i gjerë. Gjithashtu, kemi vendosur të ndryshojmë projektin, siç edhe premtuam një vit më parë në zgjedhje, për të pasur një park qendror, i cili i shton vlerat dhe jo thjesht një rrugë me disa pallate anash. Më vjen mirë që parku qendror do të jetë 6 herë sa parku ‘Rinia’”,

Parkimi,me dy kate ka një kapacitet 306 mjete dhe pritet të përfundoje brenda këtij viti, ndërsa bulevardi ,me gjatësi 1.6 km dhe gjerësi 70 metra do të përfundoje brenda vitit të ardhshëm.