KRYEFAQJA » LAJME » Rama: “Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk i’a rrok mendja shumëkujt”
Rama: “Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk i’a rrok mendja shumëkujt"

Rama: “Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk i’a rrok mendja shumëkujt”

Kryeministri socialist Edi Rama paralajmëroi një goditje të ashpër ndaj korrupsionit në drejtësinë shqiptare, një fenomen që pranohet nga të gjithë se po e gërryen çdo ditë e më shumë këtë sistem. “Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk i’a rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit” shkruajti të hënën në rrjetet sociale fejsbuk dhe tuiter zoti Rama duke ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve shqiptarë. Zoti Rama shprehu bindjen se “Reforma në Drejtësi do të japë një përgjigje të plotë për të gjitha pikëpyetjet që koha ka ngritur mbi kufomën e drejtësisë”. Reforma në drejtësi është jo vetëm këshillë e komunitetit ndërkombëtar, por edhe kusht për integrimin e vendit në BE. Megjithatë të forcat kryesore politike në Shqipëri ende nuk e kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit. Deklarimi i fundit i kryeministri socialist është ndoshta paralajmërimi më i ashpër i bërë kohët e fundit. Ai vjen fill pas deklarimeve me tone të larta edhe për fillimin në shtator të aksionit kundër informalitetit në ekonominë shqiptare. Këto deklarata sipas disa komentuesve të politikës, paralajmërojnë zhvillime të reja në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit.