KRYEFAQJA » LAJME » Rama do zhvillojë një vizitë dy ditore në Suedi me ftesë të homologut Stefan Lofven
rama-me-stefanin

Rama do zhvillojë një vizitë dy ditore në Suedi me ftesë të homologut Stefan Lofven

Kryeministri Edi Rama,i ftuar nga homologu i tij suedez Stefan Lofven do të zhvillojë një vizitë dy ditore në këtë shtet.

Zyra e Shtypit të Kryeministrisë njofton se gjatë kësaj vizite, Kryeministri do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë të konferencës ” Qeverisje Progresive ” dhe do të ketë takime të veçanta me Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit të Suedisë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me grupin JKL të kryesuar nga ish-Kryeministri Goran Pearsson, Kryeministri Rama do të lançoje partneritetin shqiptaro-suedez në fushën e investimeve nëpërmjet krijimit të një Këshilli të Investimeve. Pjesë e delegacionit zyrtar është dhe ministrja Ekonomi, e cila me homologun e saj suedez do bisedojnë rreth forumit të madh ekonomik Shqipëri-Suedi që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.