KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Drafti i BKH i dakortësuar me partnerët dhe opozitën
Rama: Drafti i BKH i dakortësuar me partnerët dhe opozitën

Rama: Drafti i BKH i dakortësuar me partnerët dhe opozitën

Ashtu siç pritej debati për Byronë Kombëtare të Hetimit, u çel edhe në seancën e të enjtes në parlamentin shqiptar. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe drejtëpërdrejtë ish-kryeministrin Berisha se po i shmangeshin diskutimit për Byronë e Hetimit. Duke marrë fjalën zoti Rama këmbënguli se drafti i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit i paraqitur nga qeveria është mbështetur më parë nga opozita dhe partnerët ndërkombëtarë.”…një jave më parë nuk le gjë pa thënë duke kërkuar që të vinte drafti i dakordësuar i Byrosë” tha zoti Rama. “Është 100 për qind drafti i dakordësuar me partnerët që kanë ndihmuar për konceptin e BKH, prandaj mos insistoni në këtë. Po ju s’keni faj se tjetër ju thoni partnerëve dhe tjetër publikut. Ne i kemi qëndruar pikë për pikë jo vetëm draftit, por edhe një kerkësë të bërë nga partnerët. Ne nuk kishim fare nevojë për ju, por ishte një kërkesë e partnerëve që ne e respektuam” tha më tej kreu i maxhorancës. Fjalimi i zotit Rama më tej ishte me fraza ironike ndaj sjelljes së opozitës.