KRYEFAQJA » LAJME » Rama drejt finishit të fitores
Rama drejt finishit të fitores

Rama drejt finishit të fitores

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se kandidati i ASHE Muharrem Rama do të jetë kreu i ri i Bashkisë së Dibrës. Në pikëpyetje edhe për pak kohë është vetëm rezultati i zgjedhjeve të së dielës. Kur kanë mbetur edhe 10 kuti për tu numëruar zoti Rama kryeson me 17207 vota, të mjaftueshme për tu shpallur fitues. Në zgjedhje morën pjese 33978 dhe zoti Rama ka marrë deri tani më shumë se gjysmën e tyre. Ende nuk ka deklarata nga të dy palët, por duket se ato presin rezultatin përfundimtar. Megjithatë në kampin socialist po përgatiten për fitore.