KRYEFAQJA » LAJME » Rama e Berisha përplasen në parlament
Parlament, Rama dhe Berisha polemizojnë

Rama e Berisha përplasen në parlament

Ndërsa jashtë parlamentit deputetë të PD po përpiqen të ngrenë lart frymën e protestës të përkrahësve të tyre, brenda sallës së seancave kryeministri Rama dhe ish kryeministri Berisha po replikojnë midis tyre. Ato po akuzojnë njëri tjetrin për përgjegjësi në dekorimet e fundit me rastin e 71 vjetorit të çlirimit të disa personave që konsiderohen si xhelatë të regjimit komunist.
Zoti Rama e ka akuzuar zotin Berisha si frymëzuesin dhe hartuesin e një ligji që u jep atyre mundësinë e dekorimit, ndërsa zoti Berisha e akuzon si përkrahës të persekutorëve të regjimit komunist. Deklaratat nga të dy palët janë kontradiktore dhe seanca po zhvillohet mes zhurmës, kaosit dhe tensionit. Më parë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se dekoratat po rishikohen dhe se ato do të tërhiqen.

Kanali kryesor i RTSH po e transmeton drejtëpërdrejtë seancën.