KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama e Gjiknuri inspektuan rafinerinë e Ballshit
Shpërthim me viktima në Uzinën e Naftës në Ballsh

Rama e Gjiknuri inspektuan rafinerinë e Ballshit

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri, inspektuan rafinerinë e Ballshit , pas kalimit të saj në administrim të ri. Kjo rafineri vinte nga një privatizim të dështuar, dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, na shtoi sfidën u shpreh ministri i energjisë Gjiknuri.

Për kryeminsitrin Edi Rama rivënia në punë e uzinës ka rikthyer edhe shpresën e naftëtarëve pasi jo vetëm kanë rifilluar punë por edhe kanë marrë pagat e prapambetura.

Uzina e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh ka rifilluar punën me kapacitet të plotë pas më shumë se një viti që kishte mbyllur dyert. Rafineria gjeneron edhe avull në sasi të tilla që mund të furnizojë, sipas drejtuesve të saj, të gjithë serrat e Mallakastrës. Kjo, për Kryeministrin, përbën një vlerë të shtuar në mbështetje të bujqësisë për të gjithë zonën e Mallakastrës.