KRYEFAQJA » LAJME » Rama e Meta përshëndesin dakordësinë e arritur për reformën në drejtësi

Rama e Meta përshëndesin dakordësinë e arritur për reformën në drejtësi

Dakortësia për reformën në drejtësi është përshëndetur nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili marrëveshjen e arritur e quajti shenjë pjekurie dhe bashkimi dhe falenderoi palët negociuese, Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD Basha dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Njëkohësisht z.Meta ftoi të formalizojnë procesin me votën unanime në Kuvend. Marrëveshja e arritur është përshëndetur në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama. Rreth orës 19.15 minuta në kryesinë e kuvendit është mbledhur Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi i cili do pasqyroje ndryshimet në draft, ndërsa rreth orës 21.00 pritet rinisja e seancës së sotme parlamentare për miratimin e reformës.