KRYEFAQJA » LAJME » Rama e Meta,hidherim për jetët e humbura dhe solidaritet me Gjermaninë
Rama e Meta,hidherim për jetët e humbura dhe solidaritet me Gjermaninë

Rama e Meta,hidherim për jetët e humbura dhe solidaritet me Gjermaninë

Pas aktit barbar në Mynih, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Meta shprehën solidaritetin e tyre me Gjermaninë mike. Në një postim gjatë të shtunës në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama shpreh keqardhjen për ngjarjen tragjike që i kushtoi jetën njerëzve të pafajshëm. Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut mes të cilave edhe jetë shqiptarësh! Solidaritet me Gjermaninë mike”, e mbyll postimin e tij kryeministri i vendit.

Edhe kryeparlamentari Meta, në një mesazh të posaçëm shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë. Zoti Meta thotë në mesazhin e tij se terrorizmi goditi sërish, për këtë arsye lufta ndaj të keqes duhet të na bashkojë më shumë. Koha të reflektojmë si një bashkësi e të mirës kundër të keqes. Kryetari i Kuvendit shpreh solidaritet me familjet e viktimave, me Kancelaren Merkel dhe autoritetet më të larta të Gjermanisë. Zoti Meta u shpreh gjithashtu ngushëllimet edhe familjeve të shqiptarëvë që humbën të afërmit e tyre nga ky akt barbar.