KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: EcoTirana, Një ndërmarrje e rëndësishme, krejtësisht e gjelbër

Rama: EcoTirana, Një ndërmarrje e rëndësishme, krejtësisht e gjelbër

Tirana synon të jetë i pari qytet në vend që të bëjë diferencimin e mbetjeve në burim, duke vendosur kontenierë të ndarë sipas kategorive. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka ngritur ndërmarrjen publike EcoTirana në bashkëpunim me bashkinë e Veronës në Itali. Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u shpreh: “Nga dita e sotme ne kemi një kompani aktive. Gjysma është në pronësi të Bashkisë së Veronës dhe gjysma është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ambicia jonë është që të fillojmë me mbledhjen e mbeturinave dhe me pastrimin e qytetit të Tiranës, i cili, duhet pranuar, sot është më i pastër se një vit më përpara, por është ende larg ambicies tonë për të pasur qytetin më të pastër në Ballkan, ashtu sikurse Verona është qyteti më i pastër në Itali. Por qytetarët e Tiranës duhet të kenë një garanci që do të kenë të njëjtin nivel takse të pastrimit, të njëjtën tarifë të pandryshuar për të marrë një shërbim shumë më të mirë sesa ai që kanë sot. Plani i ekspansionit është që pas 18 muajsh ne të kemi mbuluar gjithë territorin e Tiranës me kompaninë tonë të re “Eco Tirana”, kompania publike. Dhe e gjitha kjo, pa i shtuar asnjë qindarkë asnjë tarife pastrimi në qytetin e Tiranës” Kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi, e quajti këtë marrëveshje si nisjen e një rruge të përbashkët në rritjen e standarteve të jetës së banorëve; “Ky është vetëm fillimi, sepse për ne që do të punojmë, sigurisht me një kryesi italiane, sepse “know-how” (dija) kryesohet nga italianë, por ka punonjës shqiptarë, do të përpiqemi që të zhvillohemi bashkërisht, do e shohim me vëmendje të madhe dhe të veçantë këtë rrugëtim zhvillimi të përbashkët, sepse fakti që Verona, Italia, së bashku me Shqipërinë, të mund të përmirësojnë në mënyrë reciproke kushtet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, është për ne vërtet krenari. Verona është e nderuar që është krah jush, së bashku me Bashkinë e Tiranës që përfaqësohet nga kryetari i saj në këtë rrugëtim zhvillimi të përbashkët.” Per Edi Ramen projekti diferencimit te mbetjeve do te shtrihet ne te gjithe vendin.. Kryeministri i vendit, e percaktoi marrëveshjen me këto fjalë: “Një histori e madhe efikasiteti, transparence dhe suksesi, që për mua do të thotë edhe shumë shpresë për atë që mund të bëjmë së bashku këtu në Shqipëri. Është një ndërmarrje shumë e rëndësishme edhe për sa i përket inovacionit, një ndërmarrje që përdor një teknologji që është mjaft moderne, tërësisht e gjelbër dhe me një sistem mjaft të avancuar dhe efikas mbikëqyrjeje dhe sinjalizimi në gjithë territorin ku operon.” Për ambasadorin italian Cutillo,pas kësaj marrëveshje, Bashkia e Tiranës ka detyrim të mbeldhë dhe menaxhojë mbetjet. Nisma prezantohet disa ditë pas miratimit të ligjit të mbetjeve dhe në mesin e debatit për importimin e një sasie të kufizuar për qëllime të indiustrisë ricikluese.