KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Eksportet drejt rritjes!

Rama: Eksportet drejt rritjes!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë e tij për rritjen e shifrave të eksporteve shqiptare. Gjatë një takimi të premten me përfaqësues të bizneseve eksportues, ai tha se “Për ne është themelore të shfrytëzojmë çdo mundësi dhe të identifikojmë çdo rrugë për të mbështetur prodhimin industrial për eksportet sepse jemi të bindur se kjo është një kolonë shumë e rëndësishme për të ndërtuar Shqiërinë që duam”. Sipas kryeministrit “eksportet janë rritur me 5.2 për qind në vitin që sapo lamë pas, krahasuar me një vit më parë”. “Kjo është një e dhënë shumë domethënëse që flet për rimëkëmbjen e vazhueshme të ekonomisë” tha mjaftë i kënaqur zoti Rama. Ai lajmeroi nje tjeter hap lehtesues ndaj biznesit në kuadër të luftës ndaj informalitetit. Faza e re e kësaj beteje parashikon që tatimorët dhe agjencitë që kontrollojnë bizneset në kohë të ndryshme, ti koordinojnë kontrollet se bashku në një ditë. Unifikimi i këtyre kontrolleve i jep fund një praktike të cilën biznesi e ka kundërshtuar prej vitesh.

Eksportet shqiptare prej disa vitesh kanë një strukturë të re. Rënia e eksporteve nga lëndët djegëse, nafta apo mineralet, është zëvendësuar nga eksporti i produkteve bujqësore, lëndëve dhe materialeve të ndërtimit, makinerive dhe pajisjeve. Rritja e eksporteve shihet si një rrugë për edhe për uljen e deficitit tregëtar. Opozita nga ana e saj është mjaftë mosbesuese dhe ofron shifra të kundërta nga qeveria.