KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Faleminderit Merkel për mbështetjen në dhjetor!
Rama: Faleminderit Merkel për mbështetjen në dhjetor!

Rama: Faleminderit Merkel për mbështetjen në dhjetor!

Kryeministri socialist Edi Rama duket se ka siguruar mbështetjen e kancelares Merkel në dhjetor kur KE të diskutojë për përparimin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave me BE. Lajmi është bërë i ditur nga zoti Rama në Fejsbuk, menjëherë pas takimit dypalësh të hënën në Berlin. “Faleminderit Kancelares Merkel për mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë e do t’i japë Shqipërisë edhe në dhjetor” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. Më parë në konferencën për shtyp zonja Merkel ishte shprehur për nevojën e plotësimit të prioriteteve, ndërsa zoti Rama duke shprehur gadishmërinë e Shqipërisë tha se Europa nuk duhet të lëkundet në vendimet për zgjerimin e saj.