KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Fitorja në Dibër e madhe, kuptimplote dhe e paçmuar!
Rama: Fitorja në Dibër e madhe, kuptimplote dhe e paçmuar!

Rama: Fitorja në Dibër e madhe, kuptimplote dhe e paçmuar!

Fitore e madhe, rezultat kuptimplot, besim i paçmuar, janë disa nga vlerësimet që ka zgjedhur kryeministri socialist Edi Rama për fitoren e kandidatit të ASHE mjekut Muharem Rama në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës. Në një reagim të shkurtër në Fjesbuk zoti Rama shprehet se “I falenderoj megjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama”. “Dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve. Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot!” shkruan kryeministri EdiI Rama .