KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama : FMN “një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit”
"një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit"

Rama : FMN “një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit”

Kyeministri Edi Rama ka shprehur të mërkurën kënaqësinë e tij që FMN ka dhënë aprovimin për projekt-buxhetin e vitit 2017.  Në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama ka shkruar se kjo është “një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit”. Sipas zotit Rama “Falë reformave të thella që po fillojnë të japin rezultate” është:
1. Hera e parë që 100 milionë dollarë jepen në një buxhet të vetëm vjetor për rritje rrogash e pensionesh;
2. Rrogat e pensionet rriten për herë të parë duke ulur ndjeshem borxhin publik;
3. Borxhi Publik ulet ne 69.1 përqind të PBB, paralelisht me rritjen e rrogave e të pensioneve;
4. Defiçiti ulet në -2 përqind, më i ulëti në historinë e financave publike (deri sot më i ulëti në 25 vjet, ishte -3.1 përqind);
5. Defiçiti primar plus 0.7 përqind, më pozitivi në historinë e financave publike të 25 vjetëve të fundit;
6. Rritja ekonomike shkon në afro 4 përqind (në 2013 ishte nën 1 përqind).
Reagimi i zotit Rama vjen ndërsa opozita po këmbëngul se situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm dhe se shqiptarët po varfërohen masivisht.