KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Fonde garancie për nxitjen e prodhimit bujqësor
edi rama, bujqesi, zhvillim

Rama: Fonde garancie për nxitjen e prodhimit bujqësor

Shijaku krahas investimeve në kuadër të Rilindjes Urbane,do të përfitojë dhe 9 projekte të tjera investimesh. Kreu i bashkisë Ardian Kokomani u shpreh se investimet për qëndrën e qytetit, i kanë dhënë asaj funksionalitetin e munguar në vite. Bashkë me Kryeministrin Rama, ata inspektuan punimet e realizuara. Rama garantoi mbështetje për projektete e Bashkisë së Shijakut, që do ti japin një tjetër dimension jetës. Në bashkëbisedimin me fermerët, kryeministri Rama, garantoi se do të marrin zgjidhje dy problemet e trashëguara në fshat si: pronësia mbi tokën bujqësore, sistemi i ujitjes dhe kullimit. Rama u shpreh se fshati do të ketë vëmendje të posaçme nga qeveria, jo vetëm nga fondet e buxhetit të shtetit, por edhe të fondeve të garancisë kombëtare për prodhimin bujqësor. Kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë shteti garanti i kredive me interesa të favorshme për fermerët që duan të rrisin kapacitetet e tyre.