KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rama: Fondet për kulturën dhe artin do të njohin rritje

Rama: Fondet për kulturën dhe artin do të njohin rritje

8 milionë e gjysëm euro dhe rreth 3 milion euro do të investohen për projektet strategjike të kulturës, rikonstruksionin e teatrit kombëtar të operas dhe baletit dhe qendrën multifunksionale të teatrit alternativ Turbina. Gjatë një dëgjese publike Kryeministri Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe arkitektët e studios projektuese kanë bërë prezantimin e dy projekteve më ambicioze në fushën e kulturës. Kryeministri Rama theksoi se pavarësisht problemeve me buxhetin fondet për kulturën dhe artin do të njohin rritje.

Ndërsa më tej kryeministri ka dashur të qartësoje edhe fatin e teatrit kombëtar teksa ministrja e kulturës ka dhënë një përgjigje publike aktorit të mirënjohur shqiptar Robert Ndrenika.

I detajuar ka qënë prezantimi teknik i projektit nga arkitekti Olsi Eftimi i cili përveçse nënvizoi kushtet optimale për operan dhe artistët dhe hapësirat plotësuese për zhanret e ndryshme të artit po ashtu e vuri theksin tek problemet e akustikës të cila do të zgjidhen me anë të këtij projekti.

Projekti teatror alternativ Turbina pritet të përfundoje për një vit ndërsa rikonstruksioni i Teatrit të operas dhe baletit do të kërkoje më tepër kohë.