KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Frikë se Kushtetuesja mund të bllokojë vettingun dhe hapjen e bisedimeve me BE
Rama: Frikë se Kushtetuesja mund të bllokojë vettingun dhe hapjen e bisedimeve me BE

Rama: Frikë se Kushtetuesja mund të bllokojë vettingun dhe hapjen e bisedimeve me BE

Kryeministri Edi Rama ka shprehur frikën se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut, duke penguar  në hapjen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së. Duke folur të enjten në një cermoni për diplomimin e studentëve të Fakultetit Juridik, ku ishte ftuar edhe kreu i Gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja, zoti Rama tha se “Nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë, pasi do të jetë më shumë e vështirë që Gjykata Kushtetuese mos e pengojë ligjin dhe të mos e cënojë ligjin në pikën ku, ligji i cënuar të bëhet mbrojtje për gjykatësit e korruptuar dhe të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë”. “Kush ka, një mendje të kthjellët e kupton se kush mund t’ia bënte atdheut! Jua them unë, ata që kanë tmerr nga Vetingu!” shtoi ai. Zoti Rama solli si shembull ligjin e pronave. “Rekomandimi i Venecias për ligjin e pronave nuk mjaftoi për Gjykatën Kushtetuese, pasi sërish ndërhyri” kujtoi ai.