KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Gjyqtari i Çakos, killer me pagesë i atyre që nuk duan reformën
Rama: Gjyqtari i Çakos, killer me pagesë i atyre që nuk duan reformën

Rama: Gjyqtari i Çakos, killer me pagesë i atyre që nuk duan reformën

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar si një personazh të zhytur në korrupsion, kreun e trupit gjykues Arjan Aliaj. “Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë sa vetë Këshilli i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës! Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë…” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. “Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të vërë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t’i shtypur kokën drejtësisë?” shtron pyetjet e tij zoti Rama, duke u përgjigjur ndërkohë se me çekiç ky gjyqtar shtypi drejtësinë për interesat e atyre që nuk e duan reformën. Më parë ndaj gjyqtarit Alia kishte shprehur rezervat e  tij dhe ministri Tahiri.