KRYEFAQJA » LAJME » Rama homazhe në Arlington
Rama homazhe në Arlington

Rama homazhe në Arlington

Gjatë vizitës së tij në SHBA kryeministri Edi Rama ka vizituar Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Washington. Ai është pritur në një cermoni nderit ku në prani të Forcave të Armatosura Amerikane ka vendosur një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Arlington. “Një emocion i fortë, një vend unik, një moment krenarie si Kryeministër i Shqipërisë” e përshkruan ai këtë moment për mediat. “Jam thellësisht i prekur nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i një ceremonie të tillë. Sigurisht jam krenar që si Kryeministër i Shqipërisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Washington të dëshmojmë respektin më të thellë për heronjtë e këtij vendi të madh dhe njëkohësisht, përmes kësaj dëshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmërinë tonë për të qenë në krah të SHBA në çdo sfidë të përbashkët, si anëtarë të NATO-s dhe si partnerë strategjikë” ka vlerësuar zoti Rama.