KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama i kënaqur nga raporti i Forumit Ekonomik Botëror
Rama i kënaqur nga raporti i Forumit Ekonomik Botëror

Rama i kënaqur nga raporti i Forumit Ekonomik Botëror

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë e tij rreth rezultateve të botuar nga Forumi Ekonomik Botëror lidhur me gjendjen e ekonomisë shqiptare. Sipas raportit Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike. “Forumi Ekonomik Botëror nuk është as mafia, as kartel droge, as klient i qeverisë shqiptare, as organizatë socialiste!” shkruan me këtë rast në rrjetin social Fejsbuk zoti Rama. “Ja si e vlerëson ky forum, bazuar në fakte të verifikuara jo llafe kazanesh politike e mediatike të bulevardit të Tiranës, Shqipërinë e reformave tona ekonomike e sociale: Shqipëria shënon rritje me 13 pozicione më lart në renditjen globale të konkurueshmërisë ekonomike. Vendi ynë ka shënuar përmirësime në pothuaj të gjithë indikatorët, ku arsimi dhe shëndetësia, spikasin për përmirësimin e tyre mjaft të dukshëm, duke e renditur Shqipërinë të 33-tën nga 138 ekonomi të matura në rang global. Shqipëria ka lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, në renditjen globale të konkurrueshmërisë” shkruan ai. Kryeministri shqiptar nënvizon ndërkohë se “krahasuar me raportin 2014-2015, jemi rritur me 17 vende!”.