KRYEFAQJA » LAJME » Rama i LSI: Ngjarja në Rinas, papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare!
Rama i LSI: Ngjarja në Rinas, papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare!

Rama i LSI: Ngjarja në Rinas, papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare!

Grabitja në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka sjellë reagime të forta brenda koalicionit qeveritar. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama në një komunikim me median e ka konsideruar ngjarjen si papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare. Sipas tij ndërsa Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë te sigurisë, banditët vjedhin një ditë me pas në pistën e Rinasit. Duke kërkuar nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH dhe prokuroria të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes, zyrtari i lartë i LSI i kërkoi kryeministrit Edi Rama të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse. “Do të kërkoj të mblidhet Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare! Presidenti të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Ngjarja është shumë e rëndë! Të nxirren përgjegjësitë!” këmbëngul Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama.