KRYEFAQJA » LAJME » Rama: E vetmja arsye e vendosjes së kushtit për zbatimin e vettingut është bllokimi që po sjell opozita

Rama: E vetmja arsye e vendosjes së kushtit për zbatimin e vettingut është bllokimi që po sjell opozita

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama, ka folur për rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit, duke vlerësuar se qëndrimet e opozitës nuk e mjegulluan dot vlerësimin pozitiv.

Sipas Ramës, i vetmi kusht i vendosur, që lidhet me zbatimin e vettingut, vjen për shkak të bllokimit që po sjell opozita. Kreu i qeverisë është përgjigjur edhe për akuzat që opozita i ka bërë lidhur me deklaratat e tij për Donald Trump. Por sipas ish-kryeministrit Sali Berisha rekomandimi për hapjen e negociatave është meritë e opozitës, dhe do të jetë pikërisht ajo që do t’i çelë këto negociata. Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për Presidentin Trump, Berisha tha se janë sqarime të bëra në rrethana dëshpërimi.