KRYEFAQJA » LAJME » Rama, intershipi i të rinjve në administratë
rama

Rama, intershipi i të rinjve në administratë

Programi i intership-it në administratën publike, këtë vit përfshin edhe të rinjtë nga Kosova dhe Diaspora. Kryeministri Edi Rama,duke vlerësuar administratën si bazën e shtetit, u shpreh se ka ik koha që administrata perdorej si zgjatim i politikës, tashmë konkurimi është mënyra e vetme për të shërbyer në administraten publike.

Ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale, Blendi Klosi, tha se programi që po aplikohet me sukses për të tretin vit rradhazi, këtë herë ka një tjetër risi, pasi përfshinë edhe të rinjtë në diaspore.

Ministri Kosovar i Diaspores, e vlerësoi marreveshjen e nënshkruar në Tiranë, si mundësi e shkëmbimit të eksperiencave, për të rritur cilësinë e shërbimit në administratë.

Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë, parashikon që në dispozicion të programit të intershipit të të rinjve në administrate, të jenë 3 mijë vende, ku të rinjtë nga shqipëria, kosova dhe diaspora të praktikohen në administratat publike.