KRYEFAQJA » LAJME » Rama, investime në bastionet e demokratëve
Rama, investime në bastionet e demokratëve

Rama, investime në bastionet e demokratëve

Ndërsa të dielën ishte në jug të vendit, të hënën kryeministri socialist Edi Rama ka vijuar turin e tij në veri të Shqipërisë. Ai ka përzgjedhur Bashkinë e Tropojës, bastion i njohur i demokratëve. Zoti Rama ka mbështetur publikisht investimet për rilindjen urbane të qytetit pas kërkesave të paraqitura nga kryetari demokrat Besnik Dushaj. “Tani të bëjmë, gjimnazin që nuk diskutohet, këtë unazën nuk diskutohet, fasadat nuk diskutohen, hyrjet po” tha zoti Rama, duke bërë të ditur se shuma që do të investohet do të jetë 4 milionë euro. Ai tha se projektet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi socialistët dhe aleatët e tyre do të fitojnë në zgjedhjet e 2017. “Mbas zgjedhjeve do të vij takoj prapë se ne do fitojmë” tha kryeministri.