KRYEFAQJA » LAJME » Rama, keqardhje për Klintonin, urime për Trampin
Rama, keqardhje për Klintonin, urime për Trampin

Rama, keqardhje për Klintonin, urime për Trampin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Fejsbuk pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit. “Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillari Klinton, nuk i’a doli dot të bëhet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara” e përshkruan ai humbjen e zonjës Klinton. Sipas zotit Rama “Kundërshtari i saj, Donald Tramp, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij, pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. “Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA, i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të qeverisë amerikane” shpreh bindjen e tij  kryeministri Rama.