KRYEFAQJA » LAJME » Rama kërkon hapjen e një kapitull të ri për shkencën shqiptare
Rama kërkon hapjen e një kapitull i ri për për shkencën shqiptare

Rama kërkon hapjen e një kapitull të ri për shkencën shqiptare

Kryeministri Edi Rama është shprehur me tone të ashpra për përformancën e Akademisë Shqiptare të Shkencave, pasi përfaqësues të saj kërkuan për mbështetje financiare për shkencën nga qeveria. Në takimin vjetor të Institutit Alb- Shkenca, zoti Rama tha se Akademia e Shkencave është pamja më kuptimplotë e rrënimit të shkencës shqiptare. “Nuk ka regjistër të shqiptarëve që bëjnë shkencë nëpër botë. Shteti ynë nuk di ku ka qytetarët e tij. Duhet të dimë ku janë shkencëtarët në mënyrë që të kontribuojnë në shkencën tonë” tha zoti Rama. Sipas kryeministrit shqiptar studiuesit e Harvardit janë habitur kur kanë parë se 78 përqind e shqiptarëve që jetojnë në SHBA janë shprehur të gatshëm të kontribuojnë për Shqipërinë, ndërkohe që Shqiperia vuan nga konsiderimi i kësaj gatishmërie e me tej i një kontributi real. “Jam i bindur se nëse krijohen kushtet, nëse hapet një kapitull i ri, nga njera anë, do të kemi shumë më tepër ide, shumë më tepër oponencë dhe shumë më tepër njerës nga diaspora” tha ndër të tjera zoti Rama.
Kryeministri u ndal edhe në angazhimine qeverisë për Samitin e Pare të Diasporës që do të mbahet në Tiranë. “Samiti duhet të kthehet në një institucion qeveritar. Qeveria ka detyrën ta promovojë si institucion dhe shpresa ime është që ai institucion të merret në dorë nga vetë protagonistët” tha zoti Rama. “Ne do bëjmë çmos që të jetë një samit që të përcjellë mesazhin që s’ka të bëjë me përkatësine politike të qverisë aktuale dhe nuk synon të nxjerrë ndonjë përfitim politik nga prania e protagonistëve, por thjesht të hapi rrugën që vetë protagonsitët ta marrin në dorë këtë institucion dhe më pas qeveria të jetë partnere, por jo diktuese e axhendës së punës së këtij samiti” spjegoi kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë ka prekur edhe një nga temat më të debatueshme në prag të zgjedhjeve, atë të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë. “Ne prej një viti kemi filluar një projekt që edhe emrin e ka shumë kuptimlotë, por tronditës “popullimi”, popullimi i regjistrit tonë të të dhënave me të dhënat e shqiptarëve kudo që jetojnë. Për t’ju dhënë mundësi që ata të jenë pjesëmarres në jetën politike sepse duam që shqiptarët të votojnë. Kjo është një fjalë goje për tu thënë, por është një e drejtë e tërë për tu kapërcyer nga pikëpmaja teknike” tha zoti Rama.