KRYEFAQJA » LAJME » Rama kërkon mbështetje morale dhe politike për qeverinë e tij
Rama kërkon mbështetje morale dhe politike për qeverinë e tij

Rama kërkon mbështetje morale dhe politike për qeverinë e tij

Kryeministri socialist Edi Rama, ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së tij për të çuar përpara të gjitha reformat e nisura. Duke folur të mërkurën në Durrës gjatë turit të tij “Të pastrojmë Shqipërinë”, zoti Rama tha se reformat do të shtrihen në të gjitha qelizat e shoqerisë. Kryeministri tha se ato janë jetike që Shqipëria të shpëtojë dhe “kanceri’ të mos kalohet tek brezi tjetër.“Operacioni duhet të vazhdojë, por duhet te rrisim fuqinë në mbështetje të tij. Operacioni garanton se ‘kanceri’ nuk do të kalohet tek brezi tjetër. Kemi pastruar sa nuk është bërë në 25 vite, në aspektin e paligjshmërisë” tha kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë gjeti rastin t’u përgjigjej studentëve protestues që po kërkojnë tërheqjen e ligjit për arsimin e lartë.
“Kemi shpëtuar fëmijët nga batërdia e teksteve shkollore. Arsimi po merr frymë. Kjo është e vetmja rrugë! Alternativa tjetër është të kthehemi aty ku ishim më parë” tha zoti Rama. Kryeministri i maxhorancës socialiste edhe njëherë kërkoi mbështetje morale dhe politike për operacionin “Të pastrojmë Shqipërinë”.