KRYEFAQJA » LAJME » Rama “këshillon” studentët serbë: Në Serbi flisni mirë për Shqipërinë
Rama "këshillon" studentët serbë: Në Serbi flisni mirë për Shqipërinë

Rama “këshillon” studentët serbë: Në Serbi flisni mirë për Shqipërinë

“Duam të jemi miq” ishte kryefjala e kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë takimit me 60 studentët e shkëlqyer serbë të cilët janë ftuar të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi, në “Elbasan Arena” të shoqëruar nga bashkëmoshatarë e tyre shqiptarë. “Ky është takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona.  S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq” theksoi zoti Rama. “Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja,  mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, i  frymës së urrejtjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenerete tjetër” shtoi më tej kryeministri shqiptar. Ai përsëriti deklaratën tashmë të njohur se “Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që Franca dhe Gjermania bënë për Evropën. Ballkanin e duam evropian dhe rrënjësisht të transformuar” tha zoti Rama. “Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni” u tha ai studentëve serbë. Ai u shprhe për suksesin e projektit të përbashkët me studentët shqiptarë dhe duke i uruar t’ia kalojnë mirë në Tiranë, i “këshilloi” që kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë.