KRYEFAQJA » LAJME » Rama: “Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare”
Rama: "Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare"

Rama: “Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare”

Kryeministri Edi Rama, lajmëroni “rilindje” për kishën e vjetër të Dhërmiut. Në një postim në rrjetin social Fejsbuk, ai shkruan: “Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe “garazhi” pa leje që e quajnë kishë!!! “. Postimin e tij kreu i qeverisë e shoqëron me një foto, të kishës së hershme të Shën Thanasit, të shkatërruar në vitin 1973 dhe objektit që shërben sot si kishë në Dhërmi.
Pak ditë më parë, disa banorë në Dhërmi, penguan ndërhyrjen e mjeteve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik vendor, për prishjen e një objekti, që shërben si kishë për fshatin, të quajtur si Kisha e Shën Thanasit. Ngjarja u shoqërua me momente tensioni. Për kishën e Dhërmiut, pak ditë më parë reagoi e shqetësuar edhe ministria e jashtme greke, deklaratën e se cilës diplomacia shqiptare e konsideroi të nxituar dhe që nuk i shërben marrdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.