KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “Koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë, ka edhe kundërshtarë”
Rama : "Koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë, ka edhe kundërshtarë"

Rama : “Koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë, ka edhe kundërshtarë”

Partitë e koalicionit në pushtet, pritet të takohen së shpejti për të bërë bilancin e qeverisjes së tyre, por edhe piketat për bashkëpunimin në të ardhmen. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama, gjatë  një ashkëbisedimi në Fejsbuk me qytetarët shqiptarë të martën në mesditë. “Së shpejti do ulemi në treyzë dhe do diskutojmë projektin e katër vjeçarit në mënyrë të hapur dhe do të vendosim si do të paraqitemi para shqiptarëve për mandatin tjetër. Sot koalicioni ka dhe PDIU” tha zoti Rama. Sipas tij “Koalicioni PS-LSI në komunikimin e të përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët por në perceptimin strategjik është  baza e sigurtë e reformave që po trasnformojnë një herë e mirë Shqipërinë”. zoti Rama shtoi se “Koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë, ka edhe kundërshtarë”, ndërsa pranoi se ka shumë gjëra për të korrigjuar.