KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Kultura fetare të mbron nga radikalizmi fetar
Rama: Kultura fetare të mbron nga radikalizmi fetar

Rama: Kultura fetare të mbron nga radikalizmi fetar

Projekti më fundit i qeverisë shqiptare për futjen në shkollat shqiptare të mësimit të historisë së besimeve fetare, duket se ka ngjallur interes në opinionin amerikan. Kryeministri Edi Rama i cili prej disa ditësh po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ka dhënë më shumë spjegime gjatë një bisede në “Atlantic Council”. “Ne kemi vendosur të aplikojmë edhe një projekt të ri ai për të njohur brezat e rinj në shkolla mbi kulturën dhe historinë fetare. Këto janë përpjekje konkrete për të mbrojtur shoqërinë tonë dhe për t’u bërë atyre të qartë kundër radikalizmit fetare dhe Islamit të vërtetë që nuk kanë lidhje midis tyre” ka spjeguar idenë e këtij projekti zoti Rama. Sipas tij “…lufta ndaj ekstremizmit duhet të jetë e vazhdueshme dhe përgjigja më e madhe ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk është vetëm lufta, por edhe arsmimi”. “Është një luftë me terma afatgjatë. Duhet të jetë edhe reforma e parë për gjeneratën e re për t’u dhënë atyre mundësinë për të mos u përfshirë në propagandën e ISIS, qofshin nga Lindja apo Perëndimi” shtoi më tej ai.