KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama lajmëron nisjen e fazës së dytë kundër informalitetit

Rama lajmëron nisjen e fazës së dytë kundër informalitetit

Në Shqipëri qeveria lajmëroi nisjen e ndërtimit të trurit elektronik në sistemin fiskal, ç’ka sipas kryeministrit Edi Rama është faza e dytë e aksionit kundër informalitetit. Zoti Rama shprehu shpresën se me këtë hap të hedhur synohet konsolidimi i sistemit fiskal për ta bërë të pakthyeshëm informalitetin. Duke spjeguar detaje kryeministri tha se ndërtimi i trurit elektronik në sistemin fiskal synon lidhjen me çdo sipërmarrje për të marrë dhe dhënë informacion. Ai do t’i hapë rrugën një faze të re ristrukturimi për të planifikuar në afat të gjatë kuadrin rregullator, në mënyrë që biznesi të mos kthehet në viktimë të befasive të vazhdueshme që tradiconalisht vijnë si rezultat i mungesës së shtetit, tha ndër të tjera zoti Rama.
Në shtator të vitit të kaluar qeveria nisi aksionin e kasave fiskale, si faza e parë e aksionit kundër informalitetit. Trezultat i tij janë “Të ardhurat për 3-mujorin e parë të vitit janë përtej parashikimeve, në 3 muaj kemi arkëtuar rreth 100 milionë dollarë më shumë, kemi regjistruar një rritje të ndjeshme në produktet e akcizës, falë rezultateve zeruam taksat për rreth 83 mijë biznese të vogla. Jemi duke mbyllur përfundimisht shtigjet e kontrabandës” tha zoti Rama.
Por opozita shqiptare vazhdon të këmbënguli se informaliteti dhe evazioni fiskal janërritur dhe prej tyre përfitojnë oligarkët në pushtet.