KRYEFAQJA » LAJME » Rama lëshon përsëri
Kryeministri Edi Rama ka bërë të hënën një tjetër propozim ndaj PD në opozitë, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme kompromisi për Reformën në Drejtësi. Pas një takimi me aleatin e tij Ilir Meta, i cili një ditë më parë u takua me kreun e opozitës Basha, si dhe pas takimeve me ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE Vllahutin, zoti Rama shprehur bindjen se zgjidhja mund të gjendet dhe të jetë e pranueshme për PD-në, nëse ajo e do vërtet një zgjidhje për "shumicën e cilësuar". Zoti Rama u ndal tek "Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit", ku do të kalojnë në një filtër shumë të imët, me monitorim ndërkombëtar, pasuritë dhe vendimmarrjet ndër vite, si dhe aftësitë profesionale të kujtdo prokurori apo gjykatësi, që do duan të gjykojnë apo të hetojnë në këte vend, si dhe Kolegji i Apelimit, ku ata që kanë pretendime se nuk janë gjykuar drejt nga Komisioni do të kalojnë në një filtër të dytë. “Pa këto instanca jetike, reforma ne drejtësi nuk i duhet as dreqit, e jo më popullit shqiptar” shpreh zoti Rama këmbënguljen e tij."Këto dy institucione janë matanë vijës së kuqe, dhe shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj kompromisi me PD-në" nënvizoi ai. Kreu i maxhorancës tha se priste me padurim mbledhjen e komisionit të posaçëm për të vazhduar procesin, pasi nuk ka më asnjë ditë për të humbur. Pavarësisht skepticizmit të tij zoti Rama e cilësoi lajmi të mirë faktin që sipas tij PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në vetëm një pikë. "2/3-t, që deri dje ishte ajo që kërkonin, sot nuk u bëjnë më punë dhe duan "vendet e rezervuara", se sipas tyre, opozita duhet ta mbrojë sistemin nga kapja" tha ai jo pa ironi. "Ne i kemi ofruar 2/3-t si një kufi ekstrem kompromisi, të bindur, se nuk ka Perëndi që e kap sistemin me një shumicë të tillë, ku edhe opozita ka pjesën e saj në votim, por edhe se kemi dashur të provojmë botërisht se ne nuk na intereson kapja, por na intereson shembja e sistemit aktual dhe ngritja e një sistemi të ri, ku partitë të mos kenë asnjë shteg për t’i zënë rrugën zbatimit të këtij projekti historik, transformimi radikal" tha me tone të larta kryeministri socialist Edi Rama. Në një zhvillim të fundit ekspertët kanë zbardhur draftin përfundimtar për Reformën në Drejtësi duke reflekuar disa kërkesa të opozitës. Sipas tyre mazhoranca është tërhequr nga Tribunali Disiplinor dhe nga Gjykata e Lartë Administrative, por Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërohet me 2/3-t e votave në Parlament.

Rama lëshon përsëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë të hënën një tjetër propozim ndaj PD në opozitë, me shpresën për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme kompromisi për Reformën në Drejtësi. Pas një takimi me aleatin e tij Ilir Meta, i cili një ditë më parë u takua me kreun e opozitës Basha, si dhe pas takimeve me ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE Vllahutin, zoti Rama shprehur bindjen se zgjidhja mund të gjendet dhe të jetë e pranueshme për PD-në, nëse ajo e do vërtet një zgjidhje për “shumicën e cilësuar”.
Zoti Rama u ndal tek “Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit”, ku do të kalojnë në një filtër shumë të imët, me monitorim ndërkombëtar, pasuritë dhe vendimmarrjet ndër vite, si dhe aftësitë profesionale të kujtdo prokurori apo gjykatësi, që do duan të gjykojnë apo të hetojnë në këte vend, si dhe Kolegji i Apelimit, ku ata që kanë pretendime se nuk janë gjykuar drejt nga Komisioni do të kalojnë në një filtër të dytë. “Pa këto instanca jetike, reforma ne drejtësi nuk i duhet as dreqit, e jo më popullit shqiptar” shpreh zoti Rama këmbënguljen e tij.”Këto dy institucione janë matanë vijës së kuqe, dhe shumica e cilësuar në këtë rast është vija e kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të bërë asnjë lloj kompromisi me PD-në” nënvizoi ai.
Kreu i maxhorancës tha se priste me padurim mbledhjen e komisionit të posaçëm për të vazhduar procesin, pasi nuk ka më asnjë ditë për të humbur. Pavarësisht skepticizmit të tij zoti Rama e cilësoi lajmi të mirë faktin që sipas tij PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në vetëm një pikë. “2/3-t, që deri dje ishte ajo që kërkonin, sot nuk u bëjnë më punë dhe duan “vendet e rezervuara”, se sipas tyre, opozita duhet ta mbrojë sistemin nga kapja” tha ai jo pa ironi. “Ne i kemi ofruar 2/3-t si një kufi ekstrem kompromisi, të bindur, se nuk ka Perëndi që e kap sistemin me një shumicë të tillë, ku edhe opozita ka pjesën e saj në votim, por edhe se kemi dashur të provojmë botërisht se ne nuk na intereson kapja, por na intereson shembja e sistemit aktual dhe ngritja e një sistemi të ri, ku partitë të mos kenë asnjë shteg për t’i zënë rrugën zbatimit të këtij projekti historik, transformimi radikal” tha me tone të larta kryeministri socialist Edi Rama.
Në një zhvillim të fundit ekspertët kanë zbardhur draftin përfundimtar për Reformën në Drejtësi duke reflekuar disa kërkesa të opozitës. Sipas tyre mazhoranca është tërhequr nga Tribunali Disiplinor dhe nga Gjykata e Lartë Administrative, por Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërohet me 2/3-t e votave në Parlament.