KRYEFAQJA » LAJME » Rama letër publike Bashës: “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”
Rama letër publike Bashës: “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”

Rama letër publike Bashës: “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?”

Kryeministri socialist dhe kreu i maxhorancës Edi Rama i ka kërkuar publikisht kreut të opozitës Lulzim Basha, të shprehet nëse është i gatshëm të vendosin komunikimin mes tyre. Në një letër të publikuar nga vetë zoti Rama, formalizohet kërkesa për dialog e bërë një dite më parë në praninë e komisionerit Hahn. Kreu socialist shkruan se bëhet fjalë për një forum mes shumicës dhe pakicës, pa praninë e ndërkombëtarëve. Duke spjeguar idenë e tij zoti Rama shkruan se “Në këndvështrimin tonë, ky forum i përbashkët, nuk do të zëvendësojë apo paralelizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës. Ky, sipas nesh, do të ishte, natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si edhe ne për të diskutuar hapur, sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politike në Shqipëri”. “Le të provojmë t’u japim qoftë njerëzve tanë e qoftë partnerëve të këtij vendi, provën e një vullneti të përbashkët për t’i dhënë mosdakordësisë politike mes palëve, një përmasë kaq të munguar civilizimi” shkruan në letrën e tij zoti Rama.
Në përfundim kreu i maxhorancës i kërkon kreut të opozitës të shprehë vullnetin e tij nëse është dakord për një forum të tillë. Madje zoti Rama i jep mundësinë zotit Basha ” edhe të propozimit të formatit dhe mënyrës së funksionimit të këtij forumi”. “Ne jemi gati, po ju a jeni gati?” e mbyll letrën e tij publike kreu i maxhorancës Edi Rama drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në një përgjigje të parë. zoti Basha ka thënë se nuk do t’ja mbylli kurrë derën dialogut.

Letra Edi Rama