KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ligji i ri, qasje për një Shqipëri më të pastër
edi rama, fabrike, vizite, mbetjet, ligji, riciklim

Rama: Ligji i ri, qasje për një Shqipëri më të pastër

Kryemistri Edi Rama ka ndjekur nga afër procesin teknologjik të riciklimit në një nga fabrikat që ushtron këtë aktivitet në vend, ku ka patur rast të takohet edhe me disa riciklues, që kishin ekspozuar produktet e tyre në panairin e hapur në ambientet e kësaj fabrike. Biseda është përqëndruar tek efektet që do të kishte mbyllja e kësaj industrie për shkak të mospërballimit të kostove. Një pjesë e prodhimeve të këtyre fabrikave, si qese plastike, tuba uji, litarë apo fibra poliestre përmbushin nevojat e tregut të brendshëm, ndërsa e konsiderueshme është edhe pjesa e destinuar për eksport. Por një problem që pengon në punën e saj këtë industri me mbetje të vendit është mos diferencimi që në burim i mbetjeve. Ndaj Kryeministri beri me dije se së shpejti do të nisë me Tiranën dhe disa bashki të tjera ngritja e sistemit të mbetjeve të diferencuara.