KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ligji për vettingun do miratohet me apo pa PD
Rama: Ligji për vettingun do miratohet me apo pa PD

Rama: Ligji për vettingun do miratohet me apo pa PD

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ligji për vettingun do të kalojë në parlament me ose pa konsensusin e opozitës. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri të martën në mesditë në një konferencë të drejtëpërdrejtë me qytetarët në Fejsbuk, vetëm pak orë para fillimit të seancës së posaçme plenare në parlamentin shqiptar. “Nuk e kemi konsensusin e PD dhe unë dua të shpresoj se PD do të reflektojë dhe do të përpiqet ta fsheh se nuk e do reformën në drejtësi, por me ose pa konsensusin e PD ne do të shkojmë përpara. Këto ligje do të kalojnë me 84 apo më shumë vota të shumicës qeverisëse” tha zoti Rama.
Një ditë më parë PD e opozitës depozitoi amendamente të reja për ligjin e vettingut. Demokratët këmbëngulin se disa prej neneve të projektligjit janë antikushtetues.